Protesta për ‘Unazën e Re’, reagon kryeministri Edi Rama

Politikë

Kryeministri Edi Rama në një postim në ‘Tëetter’, ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Astirit.

Rama ka sjellë në vëmendje prishjet masive tek Parku Rinia që sipas tij u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s'thuhet me një tëeet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”,- shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT