Atentatet mafioze në Shkodër, policia shqiptare bashkëpunim me atë malazeze për kapjen e autorëve

Aktualitet

Atentatet mafioze në Shkodër kanë ngritur në këmbë blutë e këtij qyteti.

Mësohet se hetuesit kanë dyshime të forta se ekzekutuesit mund të jenë nga Mali i Zi dhe për këtë arsye hetuesit shqiptarë janë duke bashkëpunuar me homologët e tyre nga Mali i Zi për të gjetur autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu grupi hetimor, i cili është ngritur për të hetuar vrasjet e Shkodrës, beson se një pjesë e krimeve janë realizuar nga vrasës me pagesë

ABC News raporton se pala shqiptare ka marrë kontakte me atë malazeze, aty ku njësoj si në Shkodër edhe aty ka përplasje të forta mes grupeve kriminale.

Gjithashtu ekzekutimet e kryera në Malin e Zi janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Në tre ekzekutime në Shkodër, autorët më pas kanë djegur automjetet, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Malin e Zi.

ME TE LEXUARAT