"Rroftë Dako e rroftë PS", Berisha reagon pas deklaratës së Avdylajt

Politikë

Pas deklaratave befasuese të Astrit Avdylajt, i cilësuar si kreu i bandës së Avdylajve të Shijakut, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në 'Facebook', Berisha shkruan se sot ranë maskat në sallën e Gjykatës, pasi Avdylaj shprehu hapur mbështetjen për kryebashkiakun Vangjush Dako dhe simpatinë për Partisë Socialiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me ironi Berisha shkruan: ‘Rroftë partia e krimit’.

Postimi i plotë:

“Bien Maskat!

Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! Sb”, shkruan Berisha.

Ndërkohë sot Avdylaj para togave të zeza pohoi se mbështeste programin e Dakos dhe të PS dhe se aty qante hallet.

ME TE LEXUARAT