Bien temperaturat, ky është moti për ditën e nesërme

Kosovë&Rajon

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Kurse, temperaturat do të shënojnë në -1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.

ME TE LEXUARAT