‘Skifteri’ shqiptar e pëson keq , bie nga kati i tretë në tentativë grabitje

Aktualitet

Një shqiptar, i cili kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në Itali, i zënë në befasi nga pronari dhe në tentativë pë t’u larguar është rrëzuar nga kati i tretë i banesës.

Sikurse raportojnë mediat italiane ngjarja ka ndodhur në Fogazzaro në komunën Loano të Italisë, teksa 23-vjeçari shqiptar me inicialet R.M ka hyrë në një banesë për të grabitur së bashku me një shqiptar tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy hajdutët janë ngjitur ne katin e tretë të banesës përmes tubit të shkarkimit të ujërave. Pasi janë futur brenda, dy shqiptarët kanë nisur të kërkojnë për para.

Të zënë në befasi, dy shqiptarët largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre rrëzohet duke rënë nga ballkoni i katit të tretë, në tokë.

Shqiptari tjetër ende i paidentifikuar ka arritur të largohet. Ndërkohë i riu që u rrëzua ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital nga anëtarët e Kryqit të Kuq.

ME TE LEXUARAT