Lajmi i fundit

Ndërtimi i ‘Unazës së Madhe’, banorët vijojnë protestën në Astir

Banorët e Unazës së Re në Tiranë janë mbledhur sërish duke protestuar në lagjen e Astirit.

Prej katër ditësh ata janë duke duke protestuar kundër prishjes së banesave që preken nga rehabilitimi i Unazës së Madhe, projekt i Bashkisë Tiranë.

Ditën e djeshme nga kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha se janë rreth 300 banesa që janë prekur nga projekti, ndërsa sot banorët e kanë hedhur poshtë këtë shifër duke thënë se janë më shumë se 490 banesa dhe dyqane që u është projektuar shembja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close