Pas 11 muajsh pritje, Meta dekreton në detyrë drejtorin e ri të SHISH Helidon Bendo

Aktualitet

Pas shume muajsh pritje, Presidenti i Repulikes Ilir Meta ka dekretuar emerimin e drejtorit te ri te SHISH, Elidon Bendo.

Lajmi eshte bere me dije nga zyra e presidences, vetem pak ore para seances se paralajmeruar ne Kuvendin e Shqiperise ku pritet te votohet shkarkimi i Fatmir Xhafajt dhe ku kryeministri Edi Rama, ka paralajmeruar se do te mbaje qendrim ne lidhje me mos dekretimin nga Meta te Sander Lleshit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama e propozoi per dekretim Helidon Bendon ne 20 tetor te vitit te kaluar pas largimit nga detyra te Visho Ajazit, por kane kaluar 11 muaj derisa presidenti ka vendosur ta dekretoje ne detyre zyrtarisht.

6 Nëntor 2018, Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10937

Tiranë, më 05.11.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

ME TE LEXUARAT