Sandër Lleshi do të emërohet zv/ministër i Brendshëm nga qeveria

Aktualitet

Rreth një javë më parë Kryeministri Edi Rama lajmëroi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe emërimin në këtë detyrë të re të Sandër Lleshit.

Mirëpo, edhe pse Rama "e vendosi", Presidenti Meta nuk "e vulosi" këtë vendimmarrje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka detyruar Ramën që ta emërojë zëvendës ministër të Brendshëm Sandër Lleshin dhe të lejë në fuqi ministrin Xhafa.

Ka qenë vetë Partia Socialiste që ka marrë këtë vendim në mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke bërë kështu që emri i Sandër Lleshit të vijojë të përmendet në qarkun politik.

Ky vendim ka bërë që maxhoranca të mbledhë Kuvendin në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Në këtë mënyrë, me shkarkimin e Xhafajt, i hapet rruga Kryeministrit që të emërojë Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm, duke i dhënë kompetencat e ministrit në kryerjen e detyrës.

ME TE LEXUARAT