Briken Calja nuk merr medalje, e penalizoi dëmtimi

Sport

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është pozicionuar i gjashti në kampionatin botëror që po zhvillohet në Turkmenistan dhe si rezultat nuk e ka fituar një medalje.

Paraqitja e kampionit të Europës nuk ishte ajo që pritej, kjo edhe për faktin se gjatë garës u duk se nuk ishte në formën më të mirë, ndërsa pësoi një lëndim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shkëputje provën e parë e kaloi me sukses peshën 148 kg edhe të dytën me 155 kg, por dështoi te e treta me 157.

Në stilin e shtytjes e filloi me 181 kg, në të dytën ngriti 185, por dështoi te e treta kur tentoi 189 kg duke e mbyllur në vendin e gjashtë garën në peshën 73 kg.

ME TE LEXUARAT