Politika

Basha nxjerr zbuluar Metën për dekretin

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një njoftimi me anë zëdhënësit të tij informoi opinionin publik se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për Sandër Lleshajn dhe nuk do ta dekretonte si ministër të Brendshëm.

Një qëndrim totalisht antikushtetues që kërkonte të paktën sqarim publik përtej bindjes së Presidentit, por edhe një veprim, që duket se nuk mbështetet as nga opozita, ose të paktën Luli sot lau duart me qëndrimin e tij, shkruan CNA.al.

Sot në qëndrimin e tij publik po me një fjali kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se veprimi I Ilir Metës ishte kurajoz. Basha nuk e mbështeti këtë akt dhe nuk foli për kompetencat e Presidentit. A ka të drejtë ai të mos dekretojë një ministër të firmosur më parë si propozim nga kryeministri?

Lulzim Basha nxori sot zbuluar Ilir Metën dhe e la totalisht në baltë duke e ditur se veprimi i presidentit Meta është antikushtetues, Luli e kaloi me fjalën “kurajoz”. Kushtetutën as nuk guxoi ta zinte në gojë dhe të sqaronte pozicionin e vërtetë të presidentit për më tepër e nxori zbuluar këtë të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close