Lajmi i fundit

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në pranga 29-vjeçari

Policia Rrugore vijon punën pë parandalimin e adsidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Gjatë natës së mbrëmshme ka ushtruar kontroll të pandërprerë me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është burim aksidenti.

Në Kombinat po gjatë natës, 29-vjeçari H.M. u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, testi i parë 0.62 mg/l dhe testi i dytë 0.59 mg/l.

Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Mjetet e transportit publik/zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool”,- bën thirrje policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close