Aktualitet

Vrasja e ekstremistit, ambasadori i BE thirrje për mbrojtjen e pakicave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet ka folur për vrasjen e ekstremistit grek.

Duke u ndalur te ngjarja në Bularat, ai kërkoi mbrojtjen e pakicave minoritare, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, referuar negociatave për dosjet e vjetra, mes tyre kufiri detar.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është natyrisht çështje dypalëshe. Është me rëndësi për ne si BE, që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Është e rëndësishme që pakicat në Shqipëri të mbrohen”,- u shpreh ambasadori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close