Shkatërrimi i laboratorit të heroinës në Has, antidroga lajmëroi pronarin që të arratiset

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, denoncimin e një qytetari dixhital lidhur me laboratorin e heroinës, i cili u zbulua pak javë më parë në Has.

Në denoncim e qytetarit thuhej se më 10 shtator të këtij viti, një agjent i Antidrogës kishte njoftuar ‘pronarin’ e laboratorit të Hasit, Admir Hoxhën, se ishte në përgjim dhe se duhej të arratisej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht Hoxha është në kërkim.

Postimi i plotë:

Me dt 10 shtator antidroga njoftoi Admir Hoxhen, pronarin e fabrikes se heroines se ishte ne pergjim!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Respekte z Berisha nga te dhenat te sigurta per Admir hoxhen pronarin e resort Ador ne rinas qe eshte i implikuar ne punishten e heroines ne kukes ai ka lidhje shume te fuqishme me pushtetar te lart dhe edht lajmerua me dt 10 shtator nga agjent te antidroges te policise se shtetit qe ishte ne pergjim dhe te arratisej nga vendi.

Admiri e dha lokalin me qera nje arabi dhe largoj personelin punetor fshihu kamerat e zhduku provat dhe largoj nje sasi te madhe kokaine e heroine nga depot e resortit.ai e kishte mbyllur licensen para dy viteve dhe operonte me pak pun ne resort.ai ishte garant i hashashit ne turqi dhe vlera e hashashit vinte ne shqiperi heroin.

ME TE LEXUARAT