Aktualitet

Flet motra e Kacifas: Duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Bularat, ku humbi jetën minoritari grek Konstandinas Kacifas si pasojë e përplasjes me forcat RENEAaktualiteti vijon dhe gëlon ende për këtë ngjarje.

Që nga e diela, për vrasjen e 35-vjeçarit minoritar grek, kanë folur që nga banorët e fshatit e deri tek zyrtarët grekë, një deklaratë e shkurtër është siguruar edhe nga nëna e tij, ndërsa sot ka folur edhe motra e Kacifas.

Motra e Kacifas kërkon që të dëgjojnë bisedat nga celularët e policëve në momentet kur ndodhi ngjarja.

“Nga kamerat, nga sateliti, nga çdo mjet që mund të mësojmë atë që duam më shumë në këtë moment familja, në këtë situatë që është, të vërtetën. Jemi në një gjendje shumë të keqe. Duam të dalë e vërteta, të mësojmë fiks çfarë ndodhi, duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi gjithçka, nga kamerat”,- u shpreh ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close