Xhafaj i përfshirë në aferë rozë?, Berisha: Rama dhe Dako po fshijnë gjurmët

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama e shiti Xhafajn për të mbrojtur Vangjush Dakon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha thotë se Xhafaj është viktimë e kryeministrit Edi Rama dhe e kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa të dy këta, sipas ish-kryeministrit po munohen të fshijnë gjurmët e eleminimit.

Më tej Berisha ka shkuar se po qarkullojnë zëra se Xhafaj është regjistruar në një aferë roze, por e gjitha gjithë kjo, sipas tij, është shpifje për të hequr vëmendjen nga shkaku i vërtetë i largimit të tij.

Postimi i plotë:

Perpjekja per te parqaitur Xhafen viktime te krimit te pasionit, dhe jo te tij e te Gjushit, akt grotesk i Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, ne perballjen me te eger midis krereve te familjeve mafioze Rama, Gjushi nga njera ane dhe Xhafaj, Velia nga ana tjeter, ashtu siç pritej fituan kreu i meduzes Rama dhe kumbar Dako. Por ajo qe bie ne sy eshte se kreret e familjeve mafioze Rama - Gjushi, per te zhdukur gjurmet e shkakut te vertet te eleminimit te Xhafes, duan ta paraqesin ate ne menyren me te paftyre dhe amorale si viktime te krimit te vete te pasionit.

Keshtu, pasi nga kryeshpella e mafies te kreut te meduzes u perhapen lajmet per nje afere roze te regjistruar te Xhafes dhe per ta bere te besueshme shpifjen e ulte te kuzhines se tij mafioze, Rama shprehet ne Lushnje ne takim me grate dhe vajzat se:

“Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo.

Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.

Me kete deklarate, me kete trillim te ulte grotesk dhe te neveritshem, kryebosi Edvin Kristaq Rama deshmon se njelloj si ne bodrumet e mafies ai eshte i afte te perdori çdo mjet per te groposur me çdo kusht edhe te gjalle rivalin. Keto zhvillime jane nje thirrje per ndergjegjen njerezore te çdo shqiptari, te krrejme nje minute e me pare nga strofullat e pushtetit mafioz kryemafiozin Edvin Kristaq Rama dhe boset e tjere mafioz te regjimit te kakistokracise (dmth me te keqinjve)! sb

ME TE LEXUARAT