"Bardhi terrorizon bizneset", Drejtori Tatimor i përgjigjet Berishës

Politikë

Bardh Tafa, Kreu i Hetimit Tatimor për rajonin e Jugut, u akuzua ditën e sotme në një denoncim nga qytetari dixhital në një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas qytetarit dixhital, drejtori tatimor me nofkën “Bardhi me tepsi 5 mijë euroshe” u merrte bizneseve gjoba në shumë të mëdha dhe kishte terrorizuar të gjitha bizneset në Vlorë, Berat dhe Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkangjitur denoncimit të qytetarit publikuar në profilin e Berishës ishte edhe një foto me armë e Tafës, por drejtori tatimor ka qenë pjesë e forcave të armatosura nga viti 2001 deri në vitin 2017 dhe ka vënë në dispozicion për mediat videon e stërvitjes ushtarake.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=110&v=7NTEtFbWgMM

ME TE LEXUARAT