Dako pjesë e përgjimeve mes bandave, Basha akuza Arta Markut dhe Donika Prelës

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në ‘Facebook’ ka rikthyer akzuat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Referuar rastit të Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, por jo vetëm, Basha shkruan se Rama ka pasur një plan të mirëmenduar për çdo kënd në partinë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai ka hedhur akuza të forta ndaj Donika Prelës dhe prokurores Arta Marku, si eksponentë të drejtësisë që po prishin provat ndaj Dakos, ndësa ka theksuar se ky i fundit duhet të jetë pas prangave.

Postimi plotë:

Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

ME TE LEXUARAT