Projektligji për tokën bujqësore, Braçe thirrje qeverisë

Politikë

Dy projektligjet e propozuara nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, për kalimin e tokës bujqësore në pronësi të përfituesve janë shqyrtuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, kryesuar nga deputeti Ulsi Manja.

Në mbledhjen e sotme Brace i ka bërë thirrje qeverisë që të kthejë përgjigje brenda muajit nëntor në mënyrë që nisma të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet t’i vendoset afat qeverisë për të kthyer përgjigje për nismën. Duhet të hyjë në fuqi në datën 1 janar nisma. Çfarë do ndodhë nëse këta humbin mundësinë për marrjen tokës në përdorim? Nuk kam asnjë ndroje të themi se ne presim qeverinë për këtë çështje, por jo më vonë se muaji nëntor. Njerëzit nuk kanë besim se do përfitojnë tokën. Unë dua një datë nga qeveria. Nuk duhet të zgjasë një muaj kjo çështje”,-u shpreh Braçe.

ME TE LEXUARAT