“Fëmijët ishin vetëm në shtëpi”, gjyshi nga spitali tregon si e mësoi lajmin për nipin

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë tronditi paraditen e fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 10 vjeçar goditi për vdekje me thikë vëllain e tij 13 vjeçar.

Pas kësaj ngjarje Balkanëb ka zbardhur dëshminë e gjyshit të djalit, i cili rrëfën momentin kur mori vesh lajmin për vdekjen e nipit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I moshuari ka thënë se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe kanë qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit kanë qenë në punë në qytetin e Vlorës, ndërsa ka treguar se lajmin e mësoi nga spitali, pasi kishte shkuar për vizitë.

“Lajmin për nipin e mësova ne spital, se isha për vizite. Pashe makinën qe erdhi me shpejtësi aty kuptova se çfarë kishte ndodhur, pashe nusen qe zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qene vetëm ne shtëpi dhe ishin zënë ne oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar ne shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital”,-ka treguar gjyshi.

ME TE LEXUARAT