Lajmi i fundit

NDERROI JETE NE SPITAL/ Detajet e para, e mitura shkoi me plagë në bark

Një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është plagosur në afërsi të Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Raportohet se e mitura e ka marrë plagën në bark.

Detajet e para, minorenia që vdiq në spital e vrarë me armë zjarri
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memecë.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Braha, ndërkohë janë shoqëruar ne polici, babai, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse.

Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./syri

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close