Bota

Nuk pushonte së qari, nëna mizore rreh vogëlushen 1-vjeçare pa pikë dhembshurie

Një nënë e papërgjegjshme është kapur në kamera teksa rrihte me shqelma vajzën e saj 1-vjeçare e cila nuk po pushonte së qari. Videoja tregon gruan duke i bërtitur vogëlushes, më pas ajo i jep disa shqelma dhe nis ta tërheqë zvarrë.

Deri më sot,videoja ka marrë pothuajse tetë milionë shikues ku komentuesit shfaqin zemërimin e tyre për skenën e pamëshirshme.

Pamjet janë filmuar fillimisht më 24 shkurt por nuk ishin bërë publike deri më tani. Pas publikimit të saj, policia konfirmoi se nënës iu dha një paralajmërim verbal dhe fëmija nuk mbante asnjë dëmtim të identifikueshëm.

Në ato disa sekonda që zgjasin pamjet, nëna mizore dëgjohet teksa i bërtet vogëlushes: “Akoma duke qarë?” .

Ngjarja e tmerrshme është filmuar  në rrugët e provincës Guangdong në juglindje të Kinës.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close