Kosovë, qytetarët protestojnë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e rezolutës së opozitës

Aktualitet

Rezoluta e opozitës ia ndalon presidentit Hashim Thaçi në Bruksel të flasë për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Kjo ishte protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile dhe “Protestoj”, me kërkesat për dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingu në gjyqësor dhe pastrimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Përveç kërkesave që ishin pjesë e protestave të mëhershme, protestuesit kësaj radhe bën thirrje për miratimin e rezolutës së opozitës LDK, Vetëvendosje dhe PSD në Kuvendin e Kosovës përmes së cilës kreut të vendit do t’i pamundësohej që në bisedat me palën serbe të negociojë për ndryshimin e kufijve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analisti Imer Mushkolaj, që ka folur në emër të protestuesve, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në protesta. “Qysh e kemi parë këto dy ditët e fundit po luhet një lojë e ndyrë në mes partive. Hashim Thaçi nuk po lejon të miratohet rezoluta që atij ia ndalon që në Bruksel të diskutojë për territorin e vendit. Ai po e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Kuvendi ndërkaq është bllokuar nga pakica e përfaqësuesve të popullit, nga kryetari i Kuvendit. Deri më tash ne si qytetarë jemi përpjekur ta japim kontributin tonë, por është koha që Kuvendi të mos vazhdojë, të mos mbetet vetëm hapësirë për konferenca. Është koha që pushtetit t’i tregohet se këtu është për të qeverisur dhe jo për të bllokuar. Opozita duhet të marrë përgjegjësi, ne sot ju kërkojmë partive opozitare anëtarësisë së partive opozitare që ti bashkohen thirrjes tonë për protestë.”, ka thëne ai.

Mushkolaj u ka bërë thirrje anëtarësisë së të gjitha partive politike që të bashkohen, për siç ka thënë korrigjimin e politikanëve. “Presidenti po përpiqet që të bllokojë vendimmarrjen në kuvend që në takimin e radhës me Vuçiqin të krijojë parime që do të duhej të bëheshin në Kuvend. Ne sot nuk i kemi këto dhe dimë që vetëm na thotë presidenti. Dimë që na thotë se ne asgjë nuk do të humbin por vetëm të fitojmë. Kjo është rrenë”, tha ai. Në fund është lexuar një deklaratë nga të gjithë protestuesit.

“Sot si kurrë më parë, është më se e qartë që politika po ndërhyn në gjyqësor. Keqpërdorimet nuk po adresohen dhe një sistem i tillë, dëshmitarë të të cilit jemi ne qytetarët, po e shkatërron të ardhmen tonë. Sot këtu protestojmë dhe kërkojmë që të respektohet sovraniteti i vendit tonë. Kërkojmë të ndërpriten pazaret me shtetësinë tonë, me ekzistencën tonë. Kërkojmë zgjedhje të reja”, thuhej në deklaratë. Ndryshe, protesta e radhës e qytetarëve dhe shoqërisë civile do të mbahet pas një jave. Të ngjajshme “Korrigjimi i kufirit”- ngel ende enigmë! “Ideja për korrigjimin e kufijve”, e vetmja zgjidhje për të përfunduar konfliktin me Serbinë” Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore Presidenti – diplomatëve të huaj: Gjendja pezull, rreziku më i madh për Kosovën Thaçi fton shoqërinë civile në dialogun me Serbinë Shoqëria civile letër Thaçit, kundërshtojnë korrigjimin e kufijve

ME TE LEXUARAT