Legjenda Schweinsteiger i jep lamtumirën futbollit

Sport

Mbrëmja e së martës ishte sa speciale, unike e po aq magjike. Bastian Schweinsteiger i dha lamtumirën përfundimtare futbollit të luajtur, në një ndeshje të zhvilluar në “Allianz Arena”, fortesa e Bayern Munchenit të tij me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë.

Në fushë u sfiduan bavarezët nga njëri krah dhe amerikanët e Chicago Fire, nga ana tjetër, ekipi i fundit ku është aktivizuar mesfushori gjerman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, ndryshe nga lamtumirat e tjera të futbollit, kjo ndeshje pati diçka të veçantë: një pjesë Bastian e luajti për amerikanët, e pjesën tjetër me fanellën e gjigantëve të Bundesligës, duke shënuar edhe golin e katërt të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 4-0.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme, – është shprehur Schweinsteiger. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me kujtime dhe jam i lumtur që kam përjetuar këto çaste. Fakti që munda ta ndaja edhe me tifozët e Bayernit e ka bërë këtë mbrëmje edhe më të bukur'

ME TE LEXUARAT