Të gjithë e hamë dhe e preferojmë, por e dini pse kjo salcë quhet keçap?

Soft

Ketchup-i më i vjetër në botë, Heinz Tomato Ketchup, feston 140 vjetorin, por pavarësisht se shet 650 milionë shishe çdo vit, pak njerëz e dinë pse keçapi quhet ‘ketchup’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Heinz u themelua më 1876 nga një njeri i njohur si Henry John Heinz një biznesmen nga Pittsburgh, SHBA.

Në fillim kompania shiste shishe me rrikë duke përdorur një recetë e cila erdhi nga nëna e Henry Heinz, megjithatë kompania shpejt filloi të dështonte dhe Henry ktheu vëmendjen e tij kah salca e domateve.

Së bashku me vëllain e tij, John, dhe kushëririn Frederick ata hapën një fabrikë në Ohio dhe filluan të bënin ‘Catsup’, që më vonë e riemëruan ‘Ketchup’. Pse? Për një arsye të çuditshme, treshja zgjodhën emrin nga një lloj i salcës së peshkut kinez të njohur si Koe-chiap që ka kuptimin ‘lëngu i peshkut turshi’.

Në fillim të shekullit 18, salca e domateve bëri rrugën e saj në shtetet malajziane (Malajzia dhe Singapori i sotëm), ku u shijua nga kolonistët anglezë. Fjala indoneziane-malajziane për salcën ishte ‘kecap’ (që shqiptohet “kay-çap”). Kjo fjalë evoluoi në fjalën angleze “ketchup”. Anglezët më pas e morën keçapin me vete në kolonitë angleze.

140 vjet më vonë dhe Heinz vazhdon të shitet nëpër botë në rreth 650 milionë shishe dhe 11 miliardë paketime si salcë domatesh. Tani edhe prodhuesit e tjerë që e prodhojnë salcën e domateve e quajnë produktin e tyre ‘Ketchup’.

ME TE LEXUARAT