Vrasja e ish-policit me gruan në Shkodër, autorët me makinë të vjedhur, zbulohet pista e hetimit

Aktualitet

Automjeti i perdorur nga autorët që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt pas verifikimit te numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i makines është marrë në pyetje nga policë të Kosovës. Gjate marrjes se deshmise, policia tha se u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanes dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuset po kërkojnë autorin e vjedhjes së mjetit, ndërsa shoqërimet rreth ngjarjes vazhdojnë. Një burim i policisë së Shkodrës i tha ABC News se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana.

Ndërkohë foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Bercanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Boran Bercana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator.

Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpuntor, i cili priste me makinë.

Ekzekutimi u krye në orën 1:15 të së dielës, kohë kur burrë e grua bashkë me fëmijën mbërriten tek pallati ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Autorët braktisën mjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës. Brenda lanë dhe armën e krimit, një automatik scorpions./abcnews

ME TE LEXUARAT