Formacionet zyrtare të skuadrave/ Serbia synon fitoren ndaj Brazilit

Aktualitet

Ky Kampionat Botëror mund të cilësohet pa frikë si një nga eventet me më shumë emocione dhe të papritura. Disa nga kombëtaret më të mira europiane kanë mbetur jashtë dhe skuadrat e vogla vazhdojnë të befasojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjermania u përjashtua nga eventi më i rëndësishëm botërore ndërkohë që sot në mbrëmje do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme.

Ndeshja e fundit e grupit E do të luhet në orën 20:00, sfida e rëndësishme Serbi-Brazil.

Brazili, 5 herë fitues i kupës së botës, do të përballet me Serbinë, që gjendet e renditur në vendin e tretë në grup dhe synon fitoren për të marrë 5-pikëshin.

Për të siguruar vendin e parë, brazilianët do të synojnë gjithashtu fitoren ose barazimin nëse Zvicra nuk fiton ndaj Kosta Rikës.

Një humbje kundër Serbisë mund të lërë jashtë ‘seleçaon’.

ME TE LEXUARAT