Euro 2016

“MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA”, Rama bën veprimin e madh per Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin

Ndërkohë që  FIFA mori vendimin përfundimtar për shenjën e shqiponjës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen Serbi-Zvicër, të cilët i gjobiti me një shumë prej 25 mijë frangash zviceriane, kryeministri Edi Rama ka publikuar numrin e llogarisë ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën.

Në fakt ky gjest i kryeministrit është për tu vlerësuar, ndërkohë janë të shumtë ata që i kujtojnë se gjobën e Xhakës dhe Shaqirit mund ta paguante vetë qeveria shqiptare.

“Mos kini frike nga shqiponja” është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria “Mos kini frike nga shqiponja”.

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close