Politika

Meta në Kosovë, ngushëllon për vdekjen e Hilmi Haradinajt

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkuar sot tek familja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në Gllogjan për ta ngushëlluar për vdekjen e babait të tij Hilmi Haradinaj. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Vizita e Metës atje ka pasuar një mesazh ngushëllimi që presidenti e publikoi më herët dhe ku evidentonte vlerat e mëdha të patriotit Hilmi Haradinaj. Presidenti shprehej në mesazhin e tij:

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh. Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close