Politika

Kryemadhi ngushëllon familjen Haradinaj, ja postimi i kryetares së LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shprehur ngushëllimet familjes Haradinaj, për humbjen e njeriut të tyre Hilmi Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se patriotizmi dhe trimëria e Hilmi Haradinajt janë të pashoqe.

Ja postimi Kryemadhit:

Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!

Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.

Ngushëllime familjes Haradinaj!

Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close