Bota

Stormy Daniels paralajmëron Trump

Ylli i pornografisë amerikane, Stormy Daniels, është shfaqur në mnyrë të papritur në emisionin televiziv amerikan Saturday Night Live, ndërsa debati i saj ligjor me Donald Trump mbi një marrdhënie midis tyre vazhdon.

Ndërsa luhej një skenë humori rreth Trump, ajo e ka ironizuar duke thënë: “E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike por një stuhi është si një fëmijë që vjen.”

Daniels thotë se është paguar 130 mijë dollarë nga avokati i Trump në 2016 për të heshur. Ajo thotë se ka pasur një lidhje me presidentin amerikan, ndërkohë që ai ishte martuar me Melanie Trump.

Por Trump i ka mohuar këto akuza.

Megjithatë ai është shprehur se e ka rimbursuar avokatin e tij, Michael Cohen për pagesën prej 130,000 dollarë, për të cilën Trump thote se e ka dhënë për të ndaluar Daniels që të bënte deklarata të rreme.

Në sketch u shfaqën aktorët Alec Baldwin si Trump dhe Ben Stiller si Cohen.

Bawldin duke luajtur rolin e Trump i thptë avokatit të tij që të telefonojë Storms që të mbyllnin mosmarrëveshjen njëherë e përgjithmonë.

Daniels ‘përgjigjet’ në telefon ndërsa Trump e pyet se çafrë do në këmbim që të heqë dorë. Por Daniels i thotë: “Më falni Donald është tepër vonë për këtë. E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike, por një stuhi është një fëmijë që vjen.”/Oranews/

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close