Pas deklaratës së Donald Lu, arrestohet në Gjermani "peshku i madh" i kontejnerit me kokainë

Aktualitet

Arrestohet në Gjermani biznesmeni Arbër Cekaj, pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

Biznesmeni Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës. Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dosja u arkivua.

Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.

Për kokainën e kapur disa ditë më parë janë arrestuar menaxheri i kompanisë dhe shoferi. Vetë pronari i ngarkesës me banane, deklaroi disa ditë më parë se do të vinte në Shqipëri që të përballej me drejtësinë, por deri tani ende nuk është kthyer nga Gjermania, ku deklaroi se ndodhej.

ME TE LEXUARAT