Lajmi i fundit

Vettingu kap gjyqtarin e Apelit Durrës, nuk justifikon 200 milionë lekë dhe apartamentet

Gjyqtari i Apelit Durres, Besim Trezhnjeva është i treti që kalon në sitën e procesit të Vettingut. Verifikimi iburimit të pasurisë dhe pastërtia e figurës së tij u morën në shqyrtim në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

ILDKP theksonte se gjyqtari nuk mund te justifikoje 200 milione leke. Por avokati i gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Fatmir Braka, ka kërkuar të caktohet një grup ekspertimi për për të bërë rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhëna për pasurinë nuk qëndrojnë.Kjo kërkesë u rrëzua nga komisioni me argumentin se i ka vetë kushtet ta bëjë këtë vlerësim.

Vendimi pritet të jepet ditën e premte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas administrimit tw provave dhe deklarimeve ne seancen e sotme.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore gjyqtari Besim Trezhnjeva tha për median se pasuria e rij është e ligjshme, por llogaritja e saj dhe verifikimi nuk është bërë i saktë.

“Bashkë me bashkëshorten kam 75 vite punë, me vajzën dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Nuk janë ta ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Është periudha që nuk është llogaritur. Nga ’81-’94 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja. Çfarë fshehje pasuri? Nuk është fshehje pasurie.”

Pasurite e gjyqtarit Trezhnjeva:

Apartament banimi ne Tirane 96 m2, apartament i pershtatur per aktivitet tregtar me siperfaqe 65 m2 po në Tirane pa deklaruar burim te ardhurash
Apartament 143 m2
Apartament banimi ne Durrës me sip 98 m2
Kredi e marre prej 50 mije euro per blerje shtepie
Toke me siperfaqe 1920 m2 ne Baldushk, Tirane
Autoveture Mercedez Benz blere ne 2014 me vlere 16 mije euro.

Dy gjyqtarët e tjerë që iu nënshtruan procesit të Vettingut janë Fatos Lulo që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tusha, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close