Vazhdon përkeqësimi i motit në vend, ja ç’parashikon Instituti i Gjeoshkencave

Aktualitet

Më e keqja duket se s’ka ardhur ende. Këtë na thotë të paktën parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave për dy ditët e ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas parashikimit, sot e nesër priten reshje shumë intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata në zonat e veriut.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon edhe përmbytje. Nesër dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 12 °C

në vendet malore: 1 / 9 °C.

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e enjte, dt.01). Nesër (e premte, dt.02) dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ME TE LEXUARAT