Xhafa propozin emrin, Rama firmos, ja kush është Ardi Veliu, drejtori i ri i policisë së shtetit

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e drejtorit të ri të policisë së shtetit.

Ardi Veliu, drejtori i deritanishëm i policisë së Tiranës do të jetë kreu i ri i policisë së shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët Veliu ka punuar në policinë e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë dalja e tij e fundit publike ishte deklarata për arrestimin e grupit të vraësve të Devi Kasmit në Tiranë javën e kaluar.

Veliu qe drejtonte policine e Tiranes qe kur Xhafaj u be minister i Brendshem, u emërua në detyrë pas shkarkimit të kreut të mëparshëm të policisë Haki Cako.

Ardi Veliu ka punuar me pare edhe ne Vlore ndersa vetem disa jave me pare mori graden Drejtues i Larte. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT