Arrestimi i drejtorit të PD, avokati: 20 policë në shtëpi, i tmerruan dy vajzat e sëmura

Aktualitet

Neshat Fana, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ka reaguar pas arrestimit të klientit të tij, duke deklaruar se arrestimi është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore.

Fana ka thënë se do të bëjë kallëzim penal për prokuroren dhe gjyqtaren, që kanë vendosur arrestimin e Andi Tomës. Ai ka rrëfyer se familja e tij është përballur me një ngjarje skandaloze, ku Policia, sipas tij, i ka hyrë në shtëpi dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion për atë që po ndodhte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam njoftuar mbrëmë në mes të natës nga bashkëshortja e Andi Tomës, që është miku im, jo thjesht klient im, dhe që i kishte shkuar Policia për kontroll banese dhe për ta arrestuar, për ta marrë me vete.

Kam gjetur në shtëpinë e tij 20 policë, brenda në shtëpi, dy vajzat e Andit me temperaturë, njëra 10 vjeç dhe tjetra 5 vjeç, të tmerruara nga prezenca e 20 policëve dhe Andin bashkë me të shoqen, të skandalizuar me atë që po ndodhte dhe nuk kishte njeri t’i thoshte se për çfarë arsye ata njerëz ishin në shtëpinë e tij”- thotë ai për gazetën panorama. Sipas tij, nuk i thoshte njeri një vendim arresti të Gjykatës, ka një vendim të Gjykatës për kontrollin e banesës.

ME TE LEXUARAT