Xhafaj përmend emrat e bandave që bëjnë ligjin në Elbasan: Do marrin ndëshkimin e merituar

Aktualitet

Minitri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka permendur sot nga Elbasani emrat e dy bandave qe bejne ligjin ne kete qytet, Capja dhe Celaj. Pas prezantimit te ndryshimeve dhe masave te policise per rivendosjen e rendit ne Elbasan, Xhafaj theksoi se specialistet me te mire nga Tirana jane vendosur ne Elbasan per hetimin e krimeve te renda qe kane ndodhur atje gjate viteve te fundit.

Deklarata e Ministrise se Brendshme:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Elbasan u zhvillua sot një seancë konsultimi i modelit pilot të ristrukturimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit mbështetur nga projekti suedez ' Sida', në kuadër të “Platformës së Policimit dhe Sigurisë në Komunitet”. Në seancën e parë të takimit, ku veç drejtuesve kryesorë të Policisë, ishin të pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u trajtuan çështje të kontrollit të territorit dhe lufta kundër paligjshmërive, për vjedhjen e energjisë, ujit të pijshëm, dëmtime të mjedisit si dhe masat për sezonin turistik. Në takim u prezantua gjithashtu drafti për Vetting-un në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës.

Prononcimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për mediat:

Dëshiroj t’ju bëj me dije se sot këtu në Elbasan, dhe jo rastësisht në Elbasan, kam mbledhur të gjithë drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, të SHÇBA-së dhe të Gardës së Republikës për të trajtuar disa çështje.

Çështja e parë ishte ajo që ka të bëjë me rendin dhe sigurinë në territor dhe luftën kundër paligjshmërive, për të cilat patëm nderin të kemi edhe dy kolegët e mi ministra, për të trajtuar një sërë çështjesh që lidhen sidomos me shkeljen e ligjit, abuzimin lidhur me ujin e pijshëm, energjinë, mjedisin dhe një sërë çështjesh të tjera që ka dukuri paligjshmëri në territor.

Në pjesën e dytë është prezantuar një projekt pilot për mënyrën se si do të jetë riorganizimi i drejtorisë vendore, komisariateve dhe policisë në territor në qarkun e Elbasanit, që synon të ketë një rishpërndarje, një riorganizim më të mirë të policisë duke forcuar prezencën e policisë në territor, duke sjellë policinë më afër problemeve që ka territori, duke sjellë policinë më afër problemeve, shqetësimeve që kanë qytetarët, me synimin që të ketë një kontroll më të mirë të territorit dhe mbi të gjitha një marrëdhënie krejt tjetër, një marrëdhënie të re me njerëzit që banojnë në territor, me qytetarët dhe në mënyrë të veçantë me ata që kanë probleme që kërkojnë vëmendjen e policisë në parandalimin por edhe në nevojën për më shumë qetësi dhe sigurinë në territor.

Në çështjen e tretë do të jenë çështje që kanë të bëjnë me projekt-ligjin për Vettingun. Siç kishim programuar, ne kemi përmbyllur projektin që do t’i paraqitet Kuvendit.

Do ta diskutojmë sot në mënyrë që të kuptojmë se cilat janë sensibilitetet, problematikat që kanë dhe njerëzit, subjektet që do t’i nënshtrohen këtij procesi dhe pastaj disa çështje që lidhen me axhendën e vitit 2018.

Pyetje: Siç thatë edhe ju, jo rastësisht ky takim u zhvillua në Elbasan, megjithëse para pak kohësh u shkri gjithë drejtoria e Elbasanit, ngjarjet kriminale kanë vijuar edhe pak ditë më parë kishim një atentat. Si ka mundësi që operacioni ‘Forca e Ligjit’ nuk shtrihet në këtë qytet që siç e dinë të gjithë mbetet një vatër e nxehtë e krimit të organizuar?

Ministri Xhafaj: Shumë faleminderit për pyetjen. Brenda një pyetjeje ngërthehen tre-katër çështje, që po mundohem t’i trajtoj shkurt.

E para, jo rastësisht është në Elbasan, sepse siç e kam thënë Elbasani pati një situatë jo pozitive kriminaliteti gjatë këtij viti që jemi, situatë e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur, por edhe për shkak të disa masave shumë të ashpra që morëm të mrritura në gjykimin tim dhe lind nevoja për ta ribërë, për ta riformatuar të gjithë këtë strukturë dhe jo rastësisht ne sollëm këtu Drejtorin e Departamentit të Sigurisë të komanduar si Drejtor të Policisë vendore të Elbasanit, për të mundësuar një ristrukturim të plotë të strukturave të policisë në nivel qarku dhe nivel komisariati.

Ajo që pamë sot ishte koncepti se si do të bëhet ky riorganizim për të qenë më efiçent dhe pjesë e kësaj është edhe efektiviteti në luftën kundër krimit.

Një gjë dua të them, që këto nuk janë gjëra që bëhen brenda orës, brenda ditës. Duan padyshim kohën e vetë të përgatiten. Duan kohën e vetë që të debatohen, në mënyrë që të kemi një projekt sa më realist, sepse çdo gjë e nxituar, çdo gjë e pamenduar nuk bën gjë tjetër veçse nuk mund t’i japë atë efiçencë që kërkohet.

Për sa i përket çështjes që lidhet me kriminalitetin në Elbasan, unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për këtë problematik. Nuk është e vërtetë, ose më saktë dua të them që jemi duke u marrë dhe strukturat e reja dhe njerëzit që janë atashuar dhe janë komanduar këtu janë specialistët më të mirë që ka pasur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka komanduar këtu, disa nga ekspertët më të mirë, të cilët po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe dokumentimin e provave, i cili nuk është një proces që mund të bëhet as brenda një dite, as brenda një nate.

Unë di të them një gjë që, qoftë ata që ju i quani qoftë 'Çapja' apo 'Çelaj', nuk mund të sinjifikohen apo të simbolizojnë këtë qytet, apo komunitet njerëzish me vlera siç është Elbasani.

Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale, të jeni të sigurt që në momentin më të përshtatshëm do marrin ndëshkimin e merituar.

Faleminderi!

ME TE LEXUARAT