Përplasi për vdekje me "Porsche" 50-vjeçarin, bie në pranga i riu nga Lezha

Aktualitet

Policia ka arrestuar një 26-vjecar, i cili ka përplasur për vdekje me mjetin e tij tip "Porsche" një 50-vjecar në aksin Fushë Krujë - Mamurras.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Drilon Ymeri, 26 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë një këmbësor ditën e djeshme.

Në pranga ka përfunduar Drilon Ymeri 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë-Mamurras duke drejtuar mjetin tip "Porsche Cayenne" ka aksidentuar shtetasin këmbësor L. J., 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT