Aktualitet

EMRI/ Kush është i riu që gjeti “Benz-in” të përfshirë nga flakët në Vlorë. Ja dyshimet e Policisë

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” është në pronësi të shtetasit Marjo Ferraj, 24 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilët të cilët dyshojnë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2017, rreth orës 1:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. F., 24 vjeç. Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve./lajmifundit.al/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close