Lajmi i fundit

Opeli plot me drogë, Policia kap “mat” fierakun në autostradë. Ja pamjet e arrestimit

Policia ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se operacioni i koduar “NDJEKJA” është finalizuar me sukses, ku janë sekuestruar 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe është arrestuar në flagrancë autori, i cili po e transportonte drogen me një mjet tip “Opel”.

Në pranga ka rënë shtetasi Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE:

Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike !
Finalizohet operacioni policor i koduar “NDJEKJA” !
Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !
Arrestohet në flagrancë autori !
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në
kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen “11 Janari”, në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip “Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu.
Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.
Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari
kriminale.
Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme./lajmifundit.al/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close