Atentat me armë tek Pazari i Ri në Tiranë, polici plagos biznesmenin Gjoka, kapet autori

Aktualitet

Nje plagosje me arme zjarri ndodhi mbremjen e sotme ne Tirane. Biznesmeni Pellumb Gjoka, eshte qelluar me arme ndersa policia informon se më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek "Pazari i Ri".

"Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se Shtetasi Pellumb Gjoka, pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë", thane burimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre, shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

"Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes", ka thene policia.

IDENTIFIKOHET AUTORI

Autori i plagosjes me armë të biznesmenit Pëllumb Gjoka është një specialist i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Burime policore konfirmuan se ai është Kleant Musabelliu 40 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me pistoletë biznesmenin 43-vjeçar duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut. Sherri mes tyre nisi për motive banale në zonën e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet.

Fillimisht ishin përfshirë në sherr djemtë e tyre. Për të sqaruar rastin, dolën vet Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu. Ata debatuan ashpër mes tyre.

Në gjaknxehtësi e sipër, specialisti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri pistoletën dhe qëlloi në këmbë biznesmenin Gjoka. Ky i fundit mbeti i plagosur lehtë. Ndërsa Musabelliu u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë, citon klan.

Deklarata e policise:

Zbrdhen motivet e plagosjes së ndodhur tek "Pazari i Ri".

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB - së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e "Pazarit të Ri" për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.

Mësohet se biseda midis shtetasit Klenat Muasabelliut me shtetasin Pëllumb Gjoka, ka kaluar në konflikt, ku shtetasi Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT