gazetashqip

Nipi i Haklajve, kush është komandoja që “detyron” Berishën të fshihet?

Sipas te gjitha gjasave, nuk ka shqiptar që nuk e di historinë e fisit të “Haklajve” nga Tropoja, të cilët u shuan thuajse të gjithë si shkak i konflikteve të armatosura me armë zjarri. Megjithatë disa prej familjes së Haklajve kanë arritur të shpëtojnë nga plumbi dhe sot gjenden nëpër vende të ndryshme të botës, por jo duke u fshehur.
Kështu, njëri prej nipave të Haklajve është kthyer në Shqipëri këto ditë për pushime dhe kjo thuhet se ka vënë në alarm familjen e ish-kryeministrit Berisha.

Ai quhet S.Haklaj dhe është kushëri i afërt me Shkëlqim, Ylli, Halil dhe Fatmir Haklajt. Nipi i Haklajve është ish-ushtarak me shumë përvojë, i cili e ka dorëzuar uniformën e tij në vitin 2000 kur u largua për në Gjermani, por që edhe në Gjermani është një ndër komandot më të përgatitur të ushtrisë gjermane ku ka kaluar disa misione jo të lehta paqeruajtëse.

Por çfarë i frikëson Berishajt? Në vitin 2009 autoritetet shqiptare ishin vënë në alarm për sigurinë e Berishës pasi S.Haklaj ishte parë në Mal të Zi duke kaluar pushimet. Gjithashtu në kohën e qeverisjes së Berishës, S.Haklaj mbahej në nën vëzhgim për shkak të aftësive të tij të larta në teknikën e luftimit, madje asokohe mediat raportuan se Berisha nuk lëvizte pa anti-plumb duke i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm.

S.Haklaj është i biri i Cen Haklaj, ish-nendrejtor gjimnazi në Bajram Curr, i cili është vrarë më 8 maj të vitit 2002 nga njerëzit e Berishës, siç tregojnë faktet e dokumentuara të kësaj çështje.

Nga çështja “Haklaj” kanë mbetur të vrarë rreth 200 burra nga fiset e Tropojës dhe gjithnjë, si nën zë, është thënë se ky konflikt që mbuloi me gjak veriun e vendit ka nisur nga një fjalë goje e Berishës.

Kjo është arsyeja pse Berisha këto kohë është mbyllur nga alarmi se S.Haklaj është parë nëpër Shqipëri këtë verë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

4 komente

  1. Historine e fisit Haklaj falë dokumentarit te transmetuar ne mediat europiane, tashme e di gjithe bota. Veç me kot mund te fshihet Z.Berisha dhe te gjithe “larot” e tij, pasi ne damaret e tij rrjedh gjak Haklaj, dhe ky gjak merr hak, e ka treguar edhe motra e tyre.

  2. Historine e fisit Haklaj falë dokumentarit te transmetuar ne mediat europiane, tashme e di gjithe bota. Veç me kot mund te fshihet Z.Berisha dhe te gjithe “larot” e tij, pasi ne damaret e komandos rrjedh gjak Haklaj, dhe ky gjak merr hak, e ka treguar edhe motra e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close