Aktualitet

Atentati në Tiranë, kush është Tefik Hyka, biznesmeni që porositi vrasje 22 vite më parë

Një atentat me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur rëndë i shënjestruari, biznesmeni i njohur Tefik Hyka. Fillimisht u lajmërua për vdekjen e tij, por vetëm pak minuta më pas mjeku që mbërriti në vendngjarje tha se ai është gjallë, por i plagosur rëndë.
Por kush ishte Tefik Hyka?

Në vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli. Njeriu i Hykes njëperson nga 4 Rrugët e Shijaku futi në kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasesi me pagesë Durim Kusi. Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjesh.

Njeriu që çoi në pritë Diritan Avdylin do te eliminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit. Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eliminohej në Tirane nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit.

Hyka në atë kohë u dyshua si porositës i vrasjes pasi Avdyli i kishte vënë gjobë. Tefik Hyka ne vitin 1995 shkoi në Shijak duke mbledhur bonot e thesarit e me ato bono privatizoi fabrikën e tullave në Vore e cila më pas u mbyll për shkak se 200 punëtorë protestuan për mospagesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close