Kosova - Rajoni

Avioni i nisur nga Prishtina për në Zyrih kthehet me urgjencë, ja cfarë e shkaktoi tymin në kabinë

“Pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë”

Aeroplani i “Germania Airline” është nisur për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës, mirëpo menjëherë pas fluturimit piloti ka kthyer avionin për në Prishtinë, dhe shkak ishte bateria e një telefoni e cila ishte nxehur tejmase dhe ka shkaktuar tym në aeroplan.

Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje ka thënë se pasagjerët që ishin ulur para tij kan filluan të bërtasin dhe të qajnë.

Ngjarja me panik dhe rremuje ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll ndërsa piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie.

Nuaj i ka thënë revistës blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.

“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë./21Media

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close