Dëshmia e frikshme e 14-vjecares nga Gjirokastra: Balena Blu më kërkoi të prisja damarët

Aktualitet

Anika C, 14 vjece, nga Labova e Kryqit në Gjirokastër tregon me detaje se si rrezikoi jetën me lojën Balena Blu.

Ajo kishte arritur në nivelin e 33 ku i kërkohej të priste damarët në kohën kur gjeti guximin dhe i tregoi shoqërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas shokët duke parë mungesën e saj në shkollë njoftuan mësuesen dhe u parabdalua tragjedia. Dëshmia e vajzës për Abc Neës:

Kam arritur në nivelin e 33, është një fazë në të cilën të kërkohet të presësh damarët, po ti prisje fare fare.

Pa arritur në këtë fazë, u tregova shoqërisë, enuk e di si e gjeta guximin dhe u thashë, dhe pse ai më kishte thënë se nuk duhej ti tregoja askujt.

Më pas shokët më panë në shkollë dhe më vonë ata i treguan mësueses.

Fliste Anglisht, jo në shqip, sepse nuk është këtu në Shqipëri, dhe kërkonte emër, mbiemër, vendbanim, kërkonte foton time dhe të prindërve.

Të kërkonte të gjuaje veten me shpullë dhe kërkonte video që të sigurohej se ti po i bëje këto veprime që ai kërkonte.

Të kërkonte të rrijë pa gjumë, të mos hash bukë, të cohesh në ora 4 të mëngjesit, të presësh duart në formën e balenës.

Nuk kisha dijeni, por nisa të luaj nga një shoqja ime, nga telefoni i saj, që e kishte si aplikacion në telefonin e saj.

Pasi nisëm ta luanim ishte e vështirë për ta lënë, edhe pse informacionet për të i kam marrë pasi kam nisur të lauj këtë lojë.

Mesazhi per bashkemoshataret:

Mos e luani këtë lojë, është shumë e rrezikshme, janë të gjitha të vërteta, ata thonë se nëse vdes, e fiton lojën dhe ngjallesh prapë.

Të merr në telefon, të shkruan në rrjetet sociale, por në cdo rast duhet ti thoni jo dhe të shkoni në polici.

ME TE LEXUARAT