Operacion masiv në Tiranë, ndalohet i dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku

Aktualitet

Policia e Tiranes ka shoqëruar katër persona në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë, komisarit Artan Cuku.

Burime nga policia njoftuan se të shoqëruarit po merren në pyetje nga hetuesit. Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është Mikel Sh. 24 vjeç, ndaj të cilit ka dyshime të forta se është autor i ekzekutimit të Artan Cukut.

Ndalimi eshte bere ne zonen e Pallatit me Shigjeta ku i dyshuari po levizte me nje automje. Mikel Sh, eshte person me precedente penale te meparshem ne fushen e trafiqeve te paligjshme dhe droges.

Operacioni u krye gjatë natës në Tiranë. Burime nga policia sqarojnë gjithashtu se operacioni është ende duke vazhduar dhe pritet që të shoqërohen edhe dy persona të tjerë të dyshuar.

Komisari Artan Cuku u vra më 8 prill në hyrje të pallatit ku ai banon në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

ME TE LEXUARAT