Aktualitet

Flet drejtori i policisë: Si e kapëm vrasësin e Artan Cukut. Prokurori: Ja provat që e çum në qeli


Drejtori i Pergjithshem i Policise Haki Cako doli sot ne deklarate per median bashke me prokurorin Henrik Ligori ne lidhje me zbulimin e autorit te vrasjes se komisarit Artan Cuku.

Cako dhe prokurori Ligori, deklaruan provat qe disponojne ne lidhje me te arrestuarin por edhe menyren se si u zbulua implikimi i tij ne ngjarje.

Prokurori Ligori theksoi se pas arrestimit, 24-vjecarit nga Kucova i eshte ofruar mundesia te pendohet nese tregon urdheruesit e krimit.

DEKLARATA E POLICISE:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda Enrik Ligori për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi:

– Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

Konferencë për shtyp.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Enrik Ligori, për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacioneve, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit, për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku wshtw vrarë me armë zjarri, shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi:

– Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Pyetje:
Z. Çako mund të na thoni cili është roli i të dyshuarit Shallari në ngjarje, është ekzekutor apo porositës i krimit?

Përgjigje:
Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është ekzekutor.

Pyetje:
A keni shpallur në kërkim ndonjë person të dyshuar si porositës dhe mund të na thoni cila është pista në të cilën dyshohet ky person?

Përgjigje:
Sigurisht që ka edhe persona të tjerë të shpallur “në kërkim”, të cilët janë bashkautorë, roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimit me kalimin e kohës.

Pyetje:
Po përsa i përket pistës?

Përgjigje:
Është sekret profesional, besoj që prokurori mund të shpjegojë më shumë.

Pyetje:
Z. Çako, në momentin e largimit, autori është fiksuar shumë mirë nga pamjet filmike dhe është Mikel Shallari, por a keni arritur të gjeni prova përsa i përket armës së krimit dhe a janë këta të dy, bashkëpunëtorët e tjerë të cilët e kanë ndihmuar Shallarin për ta fshehur atë?

Përgjigje:
Sigurisht që provat e administruara deri në këto momente janë të konsiderueshme, bazuar në kodin e Procedurës Penale vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë edhe të bashkautorëve, por edhe sqarimin e motiveve të kësaj ngjarjeje.

Pyetje:
Nga momenti i kryerjes së krimit, Mikel Shallari ka dalë jashtë vendit, pra ka lëvizur, a ka qenë në vëzhgim dhe a dyshohet se është një vrasës me pagesë i përfshirë dhe në krime të tjera?

Përgjigje:
Tashmë thashë që detajet i përkasin hetimit dhe çdo gjë tjetër do të zbardhet në një moment të dytë.

Pyetje:
Më lejoni edhe një pyetje të fundit, e cila nuk lidhet shumë me ngjarjen, por me aktualitetin. Prej disa ditësh jeni personi i akuzuar nga forca të ndyshme politike, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Keni një koment?

Përgjigje:
Faleminderit, Policia e Shtetit është e angazhuar totalisht në zbatimin rigoroz të ligjit, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe aktet e tjera normative që rregullojnë punën e saj. Mirëkuptoj çdo subjekt të caktuar politik, që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe të temperaturave të fushatës elektorale, ka shprehjet dhe të drejtat e veta.

Pyetje:
Z. Çako, burimet flasin edhe për dy të shoqëruar të tjerë. Është mikesha e z. Shallari dhe një person tjetër. A janë të dyshuar këta për ndonjë vepër penale, apo do të lirohen nga policia e Tiranës?

Përgjigje:
Gjithçka është në ndjekje, gjithçka është në procedurë, do të sqarohet pozita e gjithësecilit që është i shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. Për më shumë do t’ju informojmë me kalimin e kohës.

Pyetje:
Të lutem edhe një herë tek pista, nëse prokurori nga ndihmon. Burime të rezervuara flasin për vrasje për motive të gjakmarrjes. A mund ta analizoni në këtë pikë?

Përgjigje, Prokurori:
Nuk e dimë. Ne aktualisht dimë që dora që ka tërhequr këmbzën, është e Mikel Shallarit. A është njëkohësisht edhe ideatori i këtij krimi? Këtë nuk mund ta themi dot. Megjithatë për neve është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë më tej. Ne sot dimë me siguri ekzekutorin material të krimit. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Mikel Shallari, mund të jenë edhe persona të tjerë. Për këtë gjë, ne po hetojmë në vazhdimësi.

Pyetje:
Z. Ligori, a ka pranuar të flasë për hetuesit ose për ju, Mikel Shallari, gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar?

Përgjigje:
Jo, unë kam pasur dy komunikime me të, ai vazhdon të këmbëngulë, të mohojë përfshirjen e tij në këtë krim, si ekzekutor material i tij. Nga ana ime së bashku më kolegët e Policisë, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën shumë profesionale që kanë bërë, që nga data 8 Prill 2017, kur u konstatua vrasja e të ndjerit Artan Cuku dhe deri në ndalimin e këtij personi, ky i fundit është marrë në pyetje, i janë ofruar të gjitha indiciet dhe provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, të cilat duhet të themi që janë të rëndësishme, janë të sakta, dhe të gjitha na çojnë drejt faktit që ai është ekzekutori material i krimit, për këtë nuk ka dyshime. Ai është njohur me to, ka një modifikim të qëndrimit, natyrisht nga ana jonë i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastin e bashkëpunimit me drejtësinë, ende nuk kemi një përgjigje prej tij. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të.

Pyetje:
Z. Çako një pyetje të fundit. Nga hetimet që keni bërë për personin në fjalë, a rezulton ai të jetë një ish – i arrestuar në Zvicër për vepra të tjera penale dhe ndërkohë i arrestuar të paktën dy herë këtu në Tiranë për kudërshtim ndaj forcave të Rendit? Çfarë skede personale ka ai përsa i përket aktivitetit kriminal?

Përgjigje:
Sigurisht që është një person me precedentë, i evidentuar dhe i skeduar, më lejoni tashmë të përcjell dhe një herë ngushëllimet, për familjarët e mikut dhe kolegut tonë Cuku, dhe t’i siguroj ata për një hetim të gjithëanshëm në lidhje me këtë çështje.
Ju faleminderit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close