Lajmi i fundit

Zbulohen rezultatet e Sondazhit në rang kombëtar: Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 qershorit

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%.

Antonio Noto, në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare tha se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Sipas Sondazhit:

PS merr 43 poër qind të votave
PD merr 36 për qind të votave
LSI merr 12 për qind të votave
Libra merr 2.3 për qind të votave
PDIU 1.8 për qind të votave
FRPD 1.3 opër qind të votave,

etj

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close