Kanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri, toka e deti

Aktualitet

Policia e Vlorës ka marrë një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Guardia Di Finanza është kryer monitorim nga ajri e toka për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Për këtë, gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është zhvilluar një takim pune për të koordinuar veprimet mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së, për monitorimin nga ajri, deti e toka.

Në takim morën pjesë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Gentian Shehaj, Komandanti i njësisë së GdF-së për Vlorën Kapiten Francesco Della Corte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do kontrollojmë me përgjegjësi çdo cep të territorit nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë. Çdo parcelë e kultivuar që do të konstatohet, do të analizohet dhe do të nxirren personat përgjegjës që ngarkon ligji për kontrollin e territorit. Në bashkëpunim me Pushtetin Vendor po koordinojmë veprimet për të realizuar një kontroll sa më të mirë të territorit. Po bashkëpunojmë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni në kohë reale, për të bërë të mundur goditjen e rasteve që mund të shfaqen, por edhe për evidentimin dhe kapjen e autorëve”, tha Shejaj.

Nderkohe Della Corte deklaroi: “Mbështetim dhe vlerësojmë impenjimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Vendore, Policisë Kufitare, “Delta Forcës” e njësisë së GdF-së për Vlorën. Njësia e GdF-së për Vlorën, do të mbështesë Policinë e Shtetit me mjete ujore me qëllim kontrollin e plotë të të gjithë kufirit bregdetar, krahas monitorimt nga ajri me helikopterin e Policisë në zonat e cilësuara me risk”.

“Ju përcjell mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se jemi të vendosur të ndëshkojmë cilindo punonjës policie, që do të neglizhojë në zbatimin e detyrës, apo më keq akoma që mund të implikohet në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Do të mbështetim nga qendra çdo Drejtori Vendore të Policisë me mjete logjistike e forca policore të FNSH-së e RENEA-s, në rast se do të lindë nevoja. Krahas monitorimit nga ajri të GdF-së, do të ketë monitorim edhe me helikopterin e Policisë së Shtetit, në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi Shtëmbari.

Gjatë ditës së sotme me anë të helikopterit të Policisë, u monitorua dhe u kontrollua zona përgjatë Lumit të Vlorës, territori i Bashkisë Selenicë, në fshatrat: Drashovicë, Gjormë, Lapardha, Mesaplik, Sevaster, Velç, Gorisht, Karaburun, Selenicë, Treblovë si dhe territori i Bashkisë Himarë, me fshatrat: Vranisht, Kallarat, Kuç e Bolenë.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk, zona ku vitet e kaluara ishin evidentuar bimë narkotike të kultivuara apo edhe pjesëve të tjera të territorit, nuk është evidentuar asnjë parcelë e kultivuar.

Të gjitha kontrollet nga ajri janë filmuar dhe do të vihen edhe në dispozicion të GdF-së, me qëllim koordinimin e

monitormit, por edhe të rikontrollit nga GdF-ja, në javët në vijim. Monitorimet nga ajri, deti e toka do të intensifikohen më tej në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT