Politika

Nard Ndoka publikon “përgjigjen 1 milion dollarëshe” ndaj letrës së Johannes Hahn

Kryetari i Partisë Demokristirane Nard Ndoka, reagoi pas letrës së komisionerit Johannes Hahn ku shprehte keqardhjen për bojkotin e opozitës nga zgjedhjet, tha se ky i fundit nuk e kupton mirë realitetin shqiptar, as intrigat e Ramës e as të Metës.

“I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare,” shkruan Ndoka në një status në Facebook.

Statusi i plotë i Nard Ndokës

Kumti i Hahn per Ramen e Meten!

Kriza politike në vend është tipike “alla shqiptare”, që nuk mund të kuptohet as perceptohet nga Hahn, as nga disa politikane të “europianizuar” shqiptare.

Kriza nuk lindi nga opozita, kriza nuk lindi në një ditë, kriza nuk mund të jete jetime, por tashmë po rritet nga arroganca e qeverise, nga mungesa e dialogut e konsensusit politik.

Kriza ka dy pale, poziten dhe opozitën, pozita e ka zgjedhur rrugën e saj: zgjedhje midis dy partive te majta (PS-LSI), konkurim primitiv kush parti do dale force e pare, e vetmja alternative që degjohet sot!

Opozita nuk është vetem PD, por disa parti qe perbejne sot mozaikun e pluralizmit tek e djathta, qendra dhe me shumë.

Pse nuk jemi sot NE, me qeverine (PR, PDK, LZHK, PAA, PBDNJ, AK, PLL e PBK)?!

Qeveria na ka ofruar shumë “privilegje” në qeverisje e në “natyre”, disa nderkombetare na ofruan më shumë mandate në Kuvend pa PD-në!

Ofertat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë maksimaliste, madje edhe një deklarate kundër PD, Bashës e Berishës e ka një çmim, madje jo të vogël!
Ne kemi zgjedhur standardet, kauzën e votës së lirë, NE nuk kemi zgjedhur PD-në, se shpesh jemi rreshtuar edhe kundër saj pikerisht për standardet e votën, por sot jemi me Bashen dhe do vazhdojme ta mbeshtesim me një kosto pragmatiste elektorale per NE më të vegjlit, por duke fituar politikisht dhe moralisht perballe të pamoralshmeve Edi Rama e Ilir Meta!

I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!

NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.
Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombetare dhe me axhende, qe Ju do ta përgëzoni vetëm per pak javë!

Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!

Më mirë 4-5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!

Me shumë respekt per Ju, i dashur Hahn, i sigurtë që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetesisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, te cilët janë kthyer në një pengesë serioze per lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

2 komente

  1. Ky nuk thote qe te astuquajturen “republike e vjeter” e strukruroi dhe konsolidoi bashke me ata te çadres. As qe flasin fare. Po si mund te haroje populli ato qe kane bere!? Sahanlëpirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close