Politika

Basha “shpërthen” në cadër: Protesta e 13 majit do hyjë në histori sepse…”

Lulzim Basha mbajti fjalimin e radhës në ditën e 83- ë të protestës.

Nga cadra Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkonin në protestën e 13 Majit. Sipas tij, kjo protestë do të hyjë në histori si Referendumi i Republikës së Re.

“Të gjithë do dalim në 13 Maj e cila nuk është vetëm një protestë apo manifestim. Kjo protestë do hyjë në histori si Referendumi për Republikën e Re. Ditën e shtunë askush të mos mungojnë në orën 12:00 në festën dhe republikën e re të gjithë të bashkuar”, deklaroi Basha.

Fjala e Bashës:

“Tre muaj ngadhënjim i të mirës mbi të keqen. Për fatin e mirë Shqipëria ka vullnetin tuaj, garancinë e vetme për Shqipërinë Europiane. Dita e shtunë është dita kur ne kurorëzojmë një lëvizje të madhe të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo kauzë mposhti frikën. Shpëtimi ishte dhe duhet të ishte në rrugën e bashkimit që ju i dhatë me fytyrën, zërat dhe shpirtin tuaj në këto 83 ditë dhe 83 netë. Dita e shtunë bashkon një lëvizje të madhe. Në asnjë cep të kontinentit europian nuk luftohet si këtu. Europa e vlerave është Europa e zgjedhjeve të lira. Europa e vlerave është Europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe ngre me pushtet kriminelin.

Ndaj beteja jonë është beteja e drejtë e Europës. Teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacion që është bashkimi europian. Ulim kokën para krimit dhe drogës, para narkrepublikës e cila nuk do zgjedhje të lira, por një parlament të diktuar nga droga. Të gjithë do dalim në 13 Maj ku nuk është vetëm një protestë apo manifestim. Kjo protestë do hyjë në histori si Referendumi për Republikën e Re. Kësaj i trembet krimi dhe droga. Nuk ka shtet t korruptuar t’i bëjë ballë qytetarëve që kërkojnë liri. Ju e keni bekuar betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në këto 83 ditë ka qenë beteja më paqësore dhe europianë që ka njohur historia. Kukumjaçkat e Republikës së vjetër nuk na trembin nga kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Miqtë tanë anë e mbanë botës e dinë se rruga evropiane e Shqipërisë nuk do të kalojë nga bojkoti, nga mospjesëmarrja por kurrsesi nuk mund dhe nuk do të kalojë nga asgjësimi i garës së vërtetë. E ardhmja e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada e 13 Majti. Ndaj bashkohuni me mua me familjen time, me fëmijët e mi unë do të jem këtu. Europa e vërtetë nuk është ajo me zgjedhje moniste. Askush të mos mungojë në këtë moment të Shqipërisë , ditën e shtunë në këtë shesh në 13 Maj. Forca jonë ka qenë kauza e drejtë, interesi qytetar dhe kjo vetëm që nuk na ka lodhur, por na ka bërë të pamposhtur, me këtë besim tek njëri tjetri dhe pastërtia e synimeve tona. Ditën e shtunë askush të mos mungojnë në orën 12:00 në festën dhe Republikën e Re, të gjithë të bashkuar.”

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close